Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin e komunës për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2021-2023.
Me 26 vota për 5 abstenime u miratua kjo pikë nga të gjitha grupet e partive politike përveç Lëvizjes Vetëvendosje që abstenuan.
Derisa pika e dytë e rendit të ditës, propozimvendimi për transferimin e mjeteve nga fondi i rezervës komunale në kategoritë “Subvencione dhe transfere” dhe “Mallra shtesë” u votua me 30 vota për dhe 6 abstenime.
Seanca e sotme nuk ka kaluar pa përplasje në mes kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahemti, dhe asamblistit të VV-së Egzon Azemi, ku ky i fundit e quajti “rrenc” të parin e kryeqytetit, transmeton Klan Kosova.
Përplasjet kanë vazhduar që sipas Azemit kanë kaluar deri në kërcënime.
“U kërcënova nga Shpend Ahmeti e më ftoi të dalë jashtë. I falënderoj të gjithë asambleistet dhe stafin e Kuvendit që më këshillonin të mos dalë. Por kur dola, ai s’ishte aty”, ka shkruar Azemi në llogarinë e tij në Facebook.
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri