Kryemisti i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për bisedimet në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovës-Serbi.
Kurti ka dhënë detaje se çka u diskutua në takimin e 18 gushtit ndërmjet tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kurti tha se takimi trilateral ishte paraparë të trajtonte vetëm dy tema: diskutimet për marrëveshjen finale dhe çështjet aktuale.
Kurti ka bërë të ditur se ka elaboruar në detaje këndvështrimin e palës kosovare dhe këndvështrimin e Qeverisë së Kosovës për kornizën e përgjithshme dhe elementet e marrëveshjes finale në formë të gjashtë kapitujve:
“Kapitulli i parë: Statusin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar, që në njërën anë nënkupton njohjen reciproke dhe në anën tjetër rrugën tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Në kapitullin e dytë duhet të trajtojmë ballafaqimin me të kaluarën, të adresojmë të kaluarën, ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhdukur, etj.
Pas trajtimi të plotë të së kaluarës, mund të diskutojmë për hapat e të ardhmes e që kanë të bëjnë me vendosjen e bashkëpunimit. Për ne e ardhmja është bashkëpunim.
Në kapitullin e katërt ne ofrojmë trajtimin e të drejtave të pakicave respektive, përfshirë edhe të drejtat përkatëse si për serbët në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.
Kapitulli i gjashtë: Rikonsiderimi i marrëveshjeve të deritanishme, por jo me idenë e rinegocimit të tyre siç u dezinformua nga pala serbe./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA