Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dalë në mbrojtje zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se fushata kundër saj nuk nisi kur ajo iu bashkua listës zgjedhore të Vetëvendosjes e as kur u emërua ministre, por kur u kthye nga vizita në Bruksel.
“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është̈ interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.”, ka shkruar Kurti.
Ai po ashtu ka thënë se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në dhe sipas tij, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë në Kosovë, si pakkush tjetër.
Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë̈, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë̈ gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.”, ka thënë kryeministri.
Ky reagim i Kurtit erdhi pas kritikave të shumta drejt ministres Gërvalla për një deklaratë të saj vite më parë për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së.
Gërvalla kishte thënë se do të ndihmonte me materiale kundër, siç thoshte ajo, ‘kokave të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli’.
Postimi i plotë i Kurtit:
Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.
Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve