Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur ministrat për të shqyrtuar disa propozim-vendime e kërkesa për ndarje buxhetore.
Në fjalën hyrëse i pari i ekzekutivit përmendi arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga ana e shtetit serb. Me këtë rast, kryeministri Kurti, ka thënë se Serbia po paraqet rrezik për qytetarët e vendit e po ashtu stabilitetin në rajon.
“Javën e kaluar dy qytetarë u ndaluan në kufi me Serbinë. Kjo nuk është hera e parë. Kjo është një sjellje e qëllimshme, dashakeqe e Serbisë që bie në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu Serbia po vazhdon të mbajë në paraburgim Petrit Dulaj dhe Nezir Mehaj. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e Petrit Dulaj dhe Nezir Mehmetaj. Përgjigje nuk kemi pranuar kurrë. Serbia nuk është rrezik vetëm për qytetarët tanë estabilitetin në Ballkan, ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe për qytetarët e saj”, ka thënë ai.
Kryeministri Kurti foli edhe për liberalizimin e vizave.
“Në këtë fillimvit i erdhi fund masës më të padrejtë që BE kishte, regjimin e vizave. Kemi qenë shteti i fundit në Ballkan që nuk kemi lëvizur lirshëm për shkak të regjimit të vizave. Fitoret, sukseset dhe arritjet e këtij muaji janë të shtetit të Kosovës nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë. Andaj le të ecim para me vendosshemërinë e tri viteve të qeverisjes tonë dhe këtë le ta bëjmë drejt rezultateve të reja dhe arritjeve të radhës”, ka deklaruar Kurti./rtk
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...