Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës kanë identifikuar inskenime për sulme të reja nga Serbia në mënyrë që fajësohet Policia e Kosovës
Më ketë rast Kryeministri, Albin Kurti ka folur sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, raporton Arbresh.info.
“Institucionet e sigurisë së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupet e strukturave të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës. Për ta arritur këtë nuk kanë vënë çmim në tavan. Nuk do të zgjedhin mjet. Mbështetja e grupit terrorist që ka marrë nga Serbia në njërën anë duke i trajtuar si heronj, në anën tjetër duke intensifikuar aktivitetet e ushtrisë pranë kufirit me Kosovën vetëm sa i inkurajuar ata”, tha ai.
Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve serb që të jenë të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur, duke u kërkuar që të mos bien pre e dezinformatave dhe të besojnë në Policinë e Kosovë.
“Fatkeqësisht mbështetja që grupi terrorist ka marrë nga Serbia në njërën anë duke i trajtuar ata si heronj dhe martirë dhe në anën tjetër duke intensifikuar aktivitete e ushtrisë përgjatë kufirit me republikën tonë, vetëm sa i ka inkurajuar ata. Keqpërdorën manastirin e Banjskës me synimin që ti japin ngjyrim fetar, nuk arritën. Ju bëjë thirrje qytetarëve serb që ditëve, javëve dhe muajve në vijim të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga tytjet dhe aktet e dhunës të inskenuara e dashakeqe. Në Kosovë të gjithë jemi qytetarë të barabartë, nuk ka komunitete të pa dëshiruara”, tha Kurti.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?