Google ADS

Kurti: Rezistenca e Jasharajve të Prekazit është unike në vetvete

11:05 | 5 Mars 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat kur populli i Kosovës bëri kthesë në rrugën e tij të gjatë për liri.

Kurti tha se Kuvendi për çdo vit e kujton betejen e rezistencën dhe flijimin e Adem Jasharit dhe familjes së tij ën Prekaz, shkruan Arbresh.info.

“Manifestimi që ka nisur qysh në mars të vitit 1999 nën zjarrin e luftës, në 1 vjetorin e luftimeve në Prekaz dhe ku e mori emrin Epopeja e UÇK-së ndër vite ka zënë vend brenda institucioeneve të Kosovës deri sot kur po shënohet 26 vjetori e saj”, u shpreh ai.

Ai tha se rruga deri te liria është ndërtuar mbi një trashëgimi politike, kulturore dhe kombëtare.

“Kosova është çliruar prej Serbisë okupatore pikërisht për shkak të kësaj trashërgimie që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit nga po kjo trashëgimi është ngritur, përforcohet dhe ndërtohet edhe shteti ynë”, tha ai.

Kurti tha se rezistenca e Jasharve të Prekazit është unike në vetvete.

“Por ajo nuk është pa refernca në historinë e shqiptarëve siç nuk është e pakrahasueshme edhe më tutje, madje edhe sot. Rezistenca e Adem Jasharit dhe UÇK-së është produkt i natyrshëm I po asaj kulture të kryengitjes dhe luftëtarëve vullnetarë që luftuan për mbrojtjen e trevave shqiptare që luftuan nën organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, rezistenecë e po asaj kulture që solli organzimin e kryengritjeve kundër sundimti të Perandorisë Osmane  dhe të agresionit të Serbisë të prira nga Hasan Prishtina më 1910 , 1911 dhe 1912”, u shpreh mes të tjerash kryeministri Kurti.

Më tej ai u shpreh se Shaban Jashari familjen e tij të madhe e ktheu në projekt të madh kombëtar për shqiptarët dhe për çlirimin.

“Sot në Republikën e Kosovës, liria për të cilën kishte luftuar deri ën vdekje Adem Jashari është bërë paradigma bazë e jetës dhe ligjeve të mnëj shoqërie moderne”, u shpreh Kurti. /Arbresh.info/

 

Të ngjashme