Kurti mirëpriti senatorin zviceran Carlo Sommaruga, diskutuan për situatën politike në vend

13:23 | 25 Gusht 2023
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot senatorin zviceran, njëherësh Kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga.

Diskutuan për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, qeverisjen e deritanishme dhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.

Kryeministri Kurti e falënderoi senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.

Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme