Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla.
Në hapje të mbledhjes së Qeverisë, duke i uruar shërim të shpejtë, Kurti tha se ky është një akt i papranueshëm dhe i dëmshëm për demokracinë, teksa kërkoi nga organet e rendit që sa më parë të vënë para drejtësisë ata që e bënë këtë sulm.
“Fillimisht, më lejoni që të shprehi keqardhje për sulmin e papranueshëm mbrëmë ndaj gazetarit Valon Syla. Sulm ky që cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtën e mendimit të lirë në një sistem demokratik. Ky veprim i përgjegjësve e dëmton demokracinë në vend. Ne i urojmë zotit Syla shërim të shpejtë dhe kërkoj nga organet përgjegjëse që sa më shpejtë të ndërmarrin masa dhe të kapin të dyshuarit për këtë akt”, tha Kurti./Arbresh.info/
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...