Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, ka thënë se shteti i saj do të jetë e përkushtuar për stabilitetin e Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se do të jenë prezentë edhe si pjesë e KFOR-it.
Pas takimit që ka mbajtur me kryetarin Konjufca, kryeparlamentarja sllovene ka thënë se e mbështesin perspektivën integruese të Kosovës dhe anëtarësimin për në Këshill të Evropës.
“Ne kemi pasur një takim të këndshëm në një atmosferë miqësor dhe raporte ndër dy vendet janë miqësore pa ndonjë pyetje të hapur politike. Ne dëshirojmë që të zhvillohet ky bashkëpunim në të gjitha fushat. Bashkëpunimi jonë është i kënaqshëm në aspektet të ekonomisë. Kuvendi është i gatshëm që t’i ndaj praktikat e mira sa i përket eksperiencës që Sllovenia e ka me BE-në dhe me përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Kosova dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së dhe Sllovenia mund ta ndihmojë Kosovën këtu shumë. Ne mbështesim perspektivën integruese të Kosovës dhe anëtarësimin në KiE. Në përmbushjen e marrëveshjes si pjesë e dialogut është kyçe për këtë sukses. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. Sllovenia mbetet e përkushtuar për stabilitetin e Kosovës dhe ne do të jemi prezent këtu si pjesë e KFOR-it”, ka thënë ajo./eo
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...