Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dënon incidentin e ndodhur mbrëmë në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.
Njëherit u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të lënduar.
Reagimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.
U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues.
Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes./arbresh.info/
Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës dhe një tjetër personi, ...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Aksident në Banjë të Malishevës, vdes një person
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq
A po “braktiset” Lëvizja Vetëvendosje nga deputetët e saj pë...
Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Fale...