Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në kompleksin Memorial në Prekaz.
Nga aty, Krasniqi tha se në këso datash duhet vizituar Prekazi i lavdisë, siç e quajti ai, që i dha drejtim luftës së UÇK-së.
Tutje përmendi edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të cilët tha se ndjehet mungesa e tyre.
“Datat 5,6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tonë, andaj si çdo shqiptar tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur këtu në Prekazin e Lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafundëm për sakrificën e tyre titanike e cila i dha drejtim luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mundësoi edhe masovizimin e radhëve të UÇK-së por edhe rrugën e çlirimit për ta gëzuar lirinë që e kemi sot. Padyshim që në ditë të shënuara si kjo, ne në këto vitet e fundit e ndjejmë shumë mungesën edhe të themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre të cilët janë të privuar nga liria dhe po mbahen larg nesh”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...