Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, pas takimit me ambasadorin hungarez ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik, deklaroi se në takim u fol edhe për synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kryeziu Hyseni tha se në takimin e sotëm të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik, u diskua për raportet që Kosova ka me këtë vend, me thekës të veçantë për periudhën kohore për sa Hungaria është kryesuese e vendeve të Bashkimit Evropian.
“Sigurisht kemi diskutuar edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe qëndrimet që deputetët që janë anëtar të Këshillit të Evropës nga Hungaria kanë mbajtur në këtë proces dhe ideja është të gjendet një gjuhë e përbashkët me ta dhe t’i bëjmë ata të kuptojnë sa e rëndësishme është të votohet pro anëtarësimit të Kosovës, sepse këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një çështje që ka të bëjë me Kosovën, por është shumë e rëndësishme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës edhe për faktin se kjo ndikon shumë edhe në rritjen e stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas edhe në vet BE-në”, tha ajo.
Kryeziu njoftoi se kanë dërguar një ftesë tek deputetët për Politikë të Jashtme të Hungarisë të vizitojë Kosovën./rtk
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...