Gëzim Çela pritet të dalë brenda pak ditësh para Gjykatës se Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur në mungesë.
Ai u ekstradua këtë të enjte me dëshirën e tij, nga Kosova për në Shqipëri, shkruan Arbresh.info.
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka postuar pamje nga ekstradimi i “Bossit të Drogës” nga Kosova drejt Shqipërisë.
Balla në një postim në Facebook, ka përgëzuar Policinë e Shqipërisë dhe të Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor.
Postimi i plotë:
Përgëzoj Policinë e Shtetit Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. /Arbresh.info
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...