Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë

11:10 | 21 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Kosova dhe Serbia kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen në Bruksel, lidhur me çështjen e energjetikës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, i dërguari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me kënaqësi ju njoftoj  se Kosova dhe Serbia sapo miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1539169005172301825?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1539169005172301825%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkosova-dhe-serbia-arrijne-marreveshje-per-energjine-ne-bruksel%2F

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, ka thënë më 13 qershor se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur më 2013”.

Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për targat e automjeteve.

Dialogu në nivel të kryenegociatorëve është zhvilluar disa herë para dhe pas këtij momenti por pa takimin e drejtpërdrejtë të tyre. Secili takim i zhvilluar në Bruksel që nga ajo kohë ka përfunduar pa asnjë rezultat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme