Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar komunitetin egjiptian në Kosovë me rastin e 24 qershorit – Ditës së Egjiptianëve.
“Republika e Kosovës është shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie.
Komuniteti egjiptian, sikur edhe komunitetet tjera, është pjesë përbërëse e zhvillimit dhe emancipimit tonë politik e shoqëror.
Duke iu uruar për Ditën tuaj, zotohemi se së bashku do të punojmë që të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryekuvendarit Konjufca. /arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...