Kryetrari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjofca në solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha për kombet në botë më e rëndësishme është liria, por vjen një pikë kur liria bëhet e barabartë me ekzistencën.
“Ekzistenca pa liri është jetë pa dinjitet, jeta bëhet e pajtueshme, sakrifica madhështore e na ka ngritur kombëtarisht në nivelin më të lartë të dinjiteti dhe krenarisë”, tha Konjufca.
Konjufca tha se Kosovës nëpër vena i rrjedh gjaku i dëshmorëve.
“Jasharët në krye me Ademin dhe Hazmzën, u sakrifikuan kolektivisht në luftë të drejtpërdrejt për liri, e zbatuan parimin ideal të jetës, liri a vdekje, kur komb i arrin ta përcaktoj këtë princip rënia bëhet liri, e liria bëhet domosdoshmëri, liria eshët si ajri por ajo nuk rrinë pezull, ajo ngihet mbi themele të forta, kurse rrënjët e saj shtihen thellë në tokën e të parëve tonë”, tha kryekuvendari.
Tutje, Konjufca u shpreh se sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vij në Prekaz e do të frymëzohet atu ku u ngjiz liria
“Siç thoshte Hamza ne do të jemi këtu sepse nuk kemi ku të shkojmë, guri peshon në tokën e vet, themelet e lirisë tonë rrinë të patundura në gjakun e dëshmorëve, Kosovës nëpër vena i rrjedh gjaku i dëshmorëve, rënia heroike e Jasharajve i dha jetë UCK-së, kurse ushtria e Kosovës, e njësuar me popullin e çliroi atdheun tonë nga Serbia, pavarësia e shtetit tonë është rezultat i këtij procesi. Sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vij në Prekaz e do të frymëzohet atu ku u ngjiz liria, lavdi Jasharajve zoti e bekoftë kombin tonë të pamposhtur”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...