Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kujtuar të vrarët në fshatrat Grashticë dhe Makoc të Prishtinës.
Ai tha se nga 19 deri në 23 prill të vitit 1999, në këto fshatra u vranë dhe u masakruan 153 shqiptarë të pafajshëm nga forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe.
“Civilët shqiptarë, kryesisht të rinj, por edhe gra, fëmijë e pleq, u ndanë nga kolona, u pushkatuan dhe u masakruan përgjatë rrugës që përshkon këto fshatra dhe në disa oborre e shtëpi të fshatit Makoc. Vala e vrasjeve masive të popullatës shqiptare vazhdoi edhe në fshatin Hallaq të Vogël të Lipjanit, ku forcat pushtuese serbe më 19 prill 1999 vranë e masakruan 20 banorë të këtij fshati dhe 6 të tjerë nga fshati Vërshec, të cilët kishin ardhur për t’u strehuar”, shkroi Konjufca në Facebook.
Ai gjithashtu tha se gjatë atyre ditëve të trishta, Malësia e Marecit ishte shndërruar në arenë luftimesh të përgjakshme mes njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe.
“Në Betejën e Marecit, duke mbrojtur popullatën e strehuar në fshatrat e Gollakut, ranë dëshmorë 27 luftëtarë dhe 16 martirë. Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e lirisë, gjithmonë do të jetë në kujtesën tonë të lavdishme kombëtare. Ndërsa sakrifica sublime e tyre mbetet obligim i yni për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshiruan dëshmorët dhe martirët. Ata janë të gjallë dhe nuk harrohen as nuk vdesin kurrë”, ka shkruar Konjufca./arbresh.info/
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...