Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, sot në orën 17:30 bashkë me aktivistë tjerë të pavarur, do të organizojë marsh në solidaritet me popullin palestinez në sheshin Zahir Pajaziti dhe vazhdon deri te Qeveria e Kosovës.
“Këtë të enjte ne mblidhemi në shesh për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe solidaritet mbarëkombëtar me popullin palestinez.Për më shumë se një muaj, Izraeli është duke e mbajtur nën terror popullin palestinez. Vetëm brenda kësaj periudhe, shteti izreaelit ka vrarë mbi 11 mijë palestinezë prej tyre rreth 4,000 fëmijë, ka bombarduar spitale, ka dëbuar, burgosur e lënë pa ushqim, rrymë e shërbime tjera elementare, duke ua bërë jetën të papërballueshme shumicës tjetër që vazhdojnë të jenë gjallë në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje në njoftim tuhet se dhuna sistematike dhe masakrimi i popullit palestinez është episodi më tragjik i njerëzimit në këtë shekull.
“Një popull i tërë, toka e të cilëve është kolonizuar, është duke u mbajtur nën terror. E përderisa ky popull, gjysma e të cilit në Gaza janë fëmijë, po gjëmon nga vuajtjet, ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur a të paanshëm. Ne nuk mund t’i mbyllim sytë karshit vrasjes e torturimit të tyre. Neve nuk duhet e as nuk mund të na heshtojnë propagandat dhe rreshtimet e institucioneve dhe shteteve evropiane në anën e Izraelit gjenocidal. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin palestinez dhe çdo civil të pafajshëm izraelit. Megjithatë, ndonëse kundërshtojmë politikat dhe krimet e Hamasit, ne nuk i bashkojmë zërat tanë me ata që në emër të barazimtarive janë duke u shndërruar në financues të gjenocidit ndaj Palestinës”, thuhet mes tjerash në njoftim.
“Ngrihemi në këmbë dhe thërrasim në solidaritet dhe mobilizim ndërkombëtar për ta kundërshtuar dhe ndalur luftën ndaj palestinezëve. Njëherit, duke denoncuar qëndrimet zyrtare të shtetit të Kosovës si pozicione pro-gjenocidale, ne kërkojmë përgjegjësi dhe ndryshim të kursit politik shtetëror. Duke e njohur fuqinë transformuese të organizimit, solidaritetit dhe ligjërimit publik, ne thërrasim në mobilizim gjithëpopullor dhe pozicionim të drejtë, të enjtën dhe përherë. Gjithmonë me popullin palestinez dhe të drejtën e tyre për liri, dekolonizim dhe jetë pa dhunë!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...