Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka marrë lajmin e sotëm për sulmin ndaj bjeshkatarëve kosovarë nga serbët në Zubin Potok.
Dhjetëra bjeshkatarë të grupit “Kosovo Mountain” gjatë ngjitjes për në majën Shijak i Bubës të Zubin Potokut, u sulmuan me armë zjarri, gjë që fatmirësisht nuk pati viktima.
KOK dënon ashpër sulmin ndaj bjeshkatarëve, i cili cenon lirinë dhe aktivitetin e lirshëm të bjeshkatarëve tanë në territorin e Kosovës, për çka veprimi i sotëm është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.
KOK kërkon nga institucionet kompetente të marrin masat e nevojshme dhe akterët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?