Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në qytetin e Ferizajt.
Një burrë dyshohet se ka therur me thikë katër persona që ishin kalimtarë të rastit.
Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dy persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.
“Me datën 11.11.2024 rreth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit, dy femra të moshave nën 18-vjeçe dhe dy meshkuj të moshave madhore, rreth 29-32-vjeçare”, ka thënë mes tjerash Veseli./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Therja e katër personave në Ferizaj, Aliu: Tronditëse, lutemi për shërimin e tyre
Therja e katër personave në Ferizaj, Aliu: Tronditëse, lutemi për shërimin e tyre
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...