Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë po shkon sipas planifikimit.
Mirëpo, në një konferencë për media ai ka treguar se po ballafaqohen edhe me sfida me regjistrimin e serbëve në disa pjesë të vendit, raporton Arbresh.info.
“Kemi disa sfida me angazhimin e regjistruesve të komunitet serb në disa pjesë por jo në të gjithë Kosovën dhe ne presim që në këto ditë edhe ato sfida të tejkalohen. Supozohet që në ditët në vijim edhe ata të angazhohen në regjistrim”, deklaroi Kastrati.
Kastrati bëri të ditur se dje ka vizituar veriun dhe është takuar me disa qytetarë serb në atë pjesë të cilët kanë shprehur gatishmërinë për regjistrim.
“Isha vet në veri dhe jemi takuar me komunitetin serb. Ka një gatishmëri edhe te popullsia serbe për tu regjistruar dhe kanë kërkuar disa dit afat për tu trajnuar dhe ne jemi dakord”, ka thënë KAstrati.
Ndryshe, regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Pronave ka filluar me 5 prill dhe zgjat deri me 17 maj 2024.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kastrati i ASK-së: Regjistrimi i popullsisë po shkon siç është planifikuar
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...