Në shërbimin e kardiologjisë në Klinikën Universitare të Prishtinës janë kryer 75 operacione që nga janari e deri në qershor të këtij viti.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Ministrisë së Shëndetësisë në një komunikatë për medie ka bërë të ditur se 2 kardiokirurgë të QKUK-së, kanë kryer gjithsej 215 operacione.
“Me vetëm dy specialistë të kardiokirurgjisë, me përkrahje të specializantëve, Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, stafit të mesëm ( infermier/e, instrumentale)Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Ministrisë së Shëndetësisë, në shërbimin e kardiokirurgjisë në këtë gjashtëmujor janë kryer 75 operacione, përderisa në total numri I operacioneve deri tani në këtë shërbim ka arritur në 215”, bën të ditur SHSKUK.
Sipas këtij njoftimi nga statistikat e deritanishme, vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës në këtë shërbim, ngase në vitin 2015, ishin kryer vetëm 28 operacione, më 2016 tërë vitin 112 sosh, përderisa vetëm në këtë gjashtëmujor, siç u theksua më lartë, janë kryer 75 operacione.
Gjatë kësaj periudhe kohore, kanë përfituar edhe specializantët të cilët kanë pasur mundësi të edukohen brenda institucionit dhe duke qenë nga afër pjesë e këtij shërbimi me rëndësi kombëtare.
“Shërbimi i Kardiokirurgjisë i QKUK-së, falënderon të gjitha institucionet për përkrahje të deritanishme dhe apelon që ky shërbim të futet në prioritetet kombëtarë për furnizim me barna, material të nevojshëm shpenzues dhe përkrahje të vazhdueshme në stimulim të stafit të këtij shërbimi, në mënyrë që të ketë rritje të vazhdueshme të kualitetit të shërbimeve dhe të numrit të operacioneve”, bën të ditur SHSKUK./ Arbresh.info/
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...