Kandiq: Petronijeviq ka fshehur dëshmitë e krimeve të luftës në Kosovë

12:04 | 5 Tetor 2023
A Z

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka bërë të ditur se si avokati i Milan Radoiçiqit, Goran Petronijeviq kishte fshehur provat e krimeve të luftës në Kosovë, sa punonte si gjykatës.

Kandiq në një postim në platformën “X”, ka shkruar se Petronijeviq e pati pranuar në vitin 1998 në një intervistë televizive, se ka mbuluar me baltë ballin e një shqiptari të vrarë nga forcat serbe.

“I ftuar në “TV Happy” avokati Goran Petronijevq pranoi se në vitin 1998, derisa shërbente si gjykatës hetues në Kosovë, i kishte lyer ballin me baltë një shqiptari të vrarë, me të cilin policia serbe i kishte gdhendur një kryq në ballë, për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës dhe “të shpëtojnë Serbinë nga bombardimet”, ka shkruar Kandiq./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme