Ministria e Shëndetësisë Italiane ka përditësuar masat e qarkullimit ndërkufitar për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Italisë duke filluar nga sot, datë 31 korrik 2021.
Njoftimi i plotë nga Ambasada e Kosovës në Itali:
Të gjithë shtetasit kosovarë janë të obliguar që:
– para nisjes drejt Italisë të plotësojnë formularin digjital PLF që gjendet në vijim (këshillohet të mbahet një kopje fizike e tij): https://app.euplf.eu/#/
– shtetasit kosovarë, në momentin e nisjes, duhet të paraqesin pranë autoritete përkatëse tamponin molekular apo antigjen, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orëve. Përjashtohen nga kjo masë të gjithë ata shtetas që udhëtojnë tranzit për një periudhë jo më të gjatë se 72 orë në territorin italian;
– Për më shumë detaje mbi kategoritë që përjashtohen nga prezantimi i tamponit dhe vetë izolimi, lutem konsultoni link-un në vijim: https://bit.ly/3xfbXFL
– me të arritur në Itali, shtetasit tanë duhet të kryejnë vetë izolimin 5 ditor (jo më atë 10 ditor) në adresën e vendbanimit/vendqëndrimit ku do qëndrojë. Ndërsa përjashtohen nga vetë izolimi ata shtetas që qëndrojnë më pak se 5 ditë në territorin italian, të cilët duhet ta dëshmojnë këtë përmes biletës dhe motivit të udhëtimit;
-për më shumë detaje mbi kategoritë e veçanta që përjashtohen nga prezantimi i tamponit dhe vetë izolimi, lutem konsultoni link-un në vijim: https://bit.ly/3xfbXFL
Fëmijët nën moshën 6 vjeçare janë të liruar nga masa e prezantimit të testit molekular/antigjen.
“Prandaj rekomandohet të planifikoni çdo aspekt të udhëtimit me kujdesin maksimal. Duke ju bërë thirrje që të informoheni dhe respektoni masat e lartshënuara para se të ndërmerrni udhëtimet gjatë kësaj periudhe, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore