Ish- eurodeputetja Doris Pack pasi u nderua nga LDK-ja, bën thirrje për pajtim në mes të Kosovës e Serbisë

17:17 | 7 Mars 2020
A Z

Lidhja Demokratike e Kosovës për 30-vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas , ka nderuar me mirënjohje ish-eurodeputeten gjermane, Doris Pack për kontributin e saj në çështjen e Kosovës.

Pack me këtë rast ka bërë thirrje për paqe dhe pajtim në rajon.

Ndërsa kryetari i LDK-së, ka thënë se në këtë përvjetor për herë të parë Kosova ka një grua kryetare të Kuvendit dhe që vije nga kjo parti.

Pack ka shprehur kënaqësinë që kaq shumë gra tash janë pjesë e politikës, madje edhe e niveleve të larta sic është kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ndau mirënjohje për Doris Pack.

“Për herë të parë isha këtu në vitin 1991. Atë kohë e pata takuar zotëri Ibrahim Rugova,  Adem Demaçin. Por në atë kohë s’ka pasur shumë gra. Në tetor isha për  ta mbështetur zonjën Osmani dhe për një pasdite janë mbledhur mbi 1 mijë e 500 gra. Kjo tek ne është e pamundur por tregon që keni dëshira ashtu sikur ne që të shkojmë përpara”, tha Pack duke i uruar për 30 vjetorin gratë e LDK-së.

Pack bëri thirrje për më shumë paqe dhe të lihen anash mospajtimet dhe të ketë me shumë paqe në rajon.

“E shoh që gratë dhe burrat e LDK-së po duan ta shohin përpara Kosovën. Shumë politikan në Serbi nuk u kanë treguar qytetarëve çfarë kanë bërë në Kosovë, por,  duan tu a lënë njerëzve këtu. Pse nuk do të ishte mirë që edhe këtu në Kosovë t’i lëmë të gjitha këto anash dhe të jetojmë të lumtur të gjithë”, tha ajo.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/507063120182706/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme