Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci, në një intervistë për portalin informativ online ‘Arbresh.info’ ka folur për shumë çështje aktual në Kosovë.
E kur pyetet se a ka demokraci brenda LVV-së, Bajçinovci ka një përgjigje.
Ai, ka folur po ashtu për akuzën që opozita vazhdon ta drejtoj drejtë ambasadorit të Kosovës në Koraci, Martin Berishaj, ku e mohon kategorikisht që ka diçka, sipas tij edhe pyetjet qesharake që drejtoheshin në Komisionin Hetimor ndaj ambasadorit tregojnë që është vetëm e kotë.
Pavarësisht që në media dhe Kuvend deputetët opozitarë drejtonin akuza të rënda kur u përballën me të, Bajçinovci thotë se u bënë pula.
Dyshime se ka diçka rreth rastit të ambasadorit Berisha, e lidh edhe me kryeministrin Kurti sepse sipas deputetit të VV-së, po të kishte atëherë kurrë nuk do ta lejonte në atë post ambasadorin për ta goditur më pas opozita dhe mediat.
“Në Komisionin Hetimor ku ka qenë zotëri Berisha, e që të gjitha mediat kanë qenë aty asnjë opozitarë nuk ka guxu, të gjithë për qafe e kapshin. Unë nuk e kam kuptu, të gjithë atë piskam e kanë bërë në Kuvend, ndërsa kur u ulën para Martin Berishës u bënë pula aty. Unë nuk i kam kuptu! Edhe ai e shtroi shumë mirë, ‘folni çka keni, e thuajeni këtu’. E nuk patë asnjë pyetje konkrete që këta po kokorisin nëpër media e në Kuvend. Andaj unë mendojë dhe e kam dëgjuar me vëmendje z. Berisha, asgjë aty nuk ka. Sepse po të kishte, ju mendoni se z. Kurti do ta lejonte të goditej duke leju njerëz të cilët janë të korruptuar në karrige a? Pyetjet që i bënin deputetët e opozitës ndaj tij ishin shumë qesharake”, ka thënë Bajçinovci.
Dialogu me Serbinë dhe planin franko-gjerman për deputetin Bajçinovcin është platformë e mirë, por nuk duhet të parcialozohet nga Serbia, dhe mos të merret vetëm një pikë.
Sipas tij, mund të ketë marrëveshje finale deri në fund të vitit, por ka dyshime se këtë mund ta pranoj presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Nëse nuk e pranon atëherë pala serbe Bajçinovci kërkon që të sanksionohet Serbia. Ndërsa kërkon që opozita t’i rrijë në krah kryeministrit Kurti për marrëveshjen finale me Serbinë.
Por, edhe pse opozita ka kritikuar vazhdimisht dhe e ka quajtur të dështuar këtë legjislaturë duke mos arritur nga mazhoranca Vetëvendosje, të sjell për votim projektligje të nevojshme për qytetarët, Bajçinovci ka mendim krejt ndryshe, thotë se janë grupi i cili ka votuar më së shumti ligje në krejt historikun e Kuvendit të Kosovës për dy vite, por mendon që ka nevojë për përmirësim në të ardhmen.
Mirëpo nuk lë pa kritikuar deputetët të cilët mungojnë në seanca, deputeti i LVV-së shton se, po të pyetet ai do të vendoste një masë ndëshkimi për deputetët që nuk marrin pjesë në seanca pa ndonjë arsye të fortë.
Për punën e shefit të tij të partisë, Albin Kurti, që tash është kryeministër i Kosovës, deputeti Bajçinovci, thotë se flasin më së miri raportet ndërkombëtare të cilat tregojnë për sukseset që po i arrinë shefi i ekzekutivit.
“ Për punën e Qeverisë flasin më së miri raportet ndërkombëtare, ne mund të themi e kemi bërë këtë apo atë, por opozita dhe mediat mund të na kritikojnë, është edhe po edhe jo. E kam këtu një statistikë të shkurtër ku janë bërë 70 emërime, 22 koncept dokumente, 13 udhëzime administrative dhe 9 projekt-rregullore. Një që është më rëndësi, jemi ngritur për 17 vende në luftën kundër korrupsionit në Transparent Internacional dhe në lirinë e shprehjes në Ëorld Press Freedom. Për herë të dytë dhe për herë të parë në rajon jemi ngritur kemi përmirësim të sundimit të ligjit sipas Ëorldgjestisprogjekt. Dhe të dytit në botë për sundim të ligjit, pastaj kemi qeverisjen digjitale ku jemi në indeksin BB, GBC dhe është ngritur mekanizim për fonde të ndryshme ku kemi ndihmuar Luginën e Preshevës dhe shumë gjëra të tjera”, ka thënë Bajçinovci.
Për njërën ndër temat aktuale, asaj të konferencës për media të mbajtur ditë më parë nga kolegu i tij, deputeti Haki Abazi, ku tha se në Grupin Parlamentar të LVV-së vendos Deona Mihajli bashkë me shefen e grupit Mimoza Kusari – Lila, dhe nuk merren parasysh mendimet, apo nuk lejohen të shprehen deputetët e tjerë gjatë diskutimeve, dhe po ashtu ju caktohet kush çka duhet të flas në seanca të Kuvendit, apo komisionet parlamentare.
Këto akuza të bashkëpartiakut të tij, deputeti Bajçinovci, tha se janë të paqëndryeshme.
Ai thotë se aty janë si një grup dhe marrin pjesë thuajse çdo javë në takim para se të mbahen seancat, por që sipas tij, atë grup askush tjetër nuk e udhëheqë përveç Kusari – Lilës, e cila ka marrë mandatin për të qenë udhëheqëse.
Bajçinovci nuk dëshiroi shumë ta diskutojë atë se çfarë ka deklaruar Abazi, mirëpo thotë se grupi i LVV-së është unik.
Sipas tij, është normale që në një grup të madh të deputetëve siç është ai i Vetëvendosje të ketë edhe kritika, por nuk e pranon që ka çarje.
“ Nuk do të thoja diçka për deputetin Abazi, sepse ai ka thënë atë që e ka thënë. Por, them se jemi unik si Grup Parlamentar, mirëpo është normale që në një grup të madh siç jemi që ndokush të ketë ndonjë kritikë në raste të caktuara. Por, të themi se ka çarje të tipit që mund të dalin, unë nuk mund të them ashtu dhe nuk do të ketë”, ka thënë Bajçinovci.
Ai ka folur edhe për punën e kryeministrit Kurti sa i përket integrimit të vendit në organizatat ndërkombëtare ku ka vënë theksin tek përfundimi i draftligjit për Vettingut dhe krijimin e Byros për Konfiskim të Paurisë së Pajustifikuar, ligjin për paga që sipas tij e bënë një unifikim të pagave që nuk ishte më parë, dhe sipas tij nuk do të ketë më paga të zyrtarëve publik me shifra marramendëse.
Bajçinovci përmend të arriturat që janë bërë për këto dy vite nga Qeveria Kurti 2 si: aplikimin në Këshillin e Bashkimit Evropian, aplikimi në Bashkimin Evropian dhe në shumë organizma të tjerë ndërkombëtarë, e ndërsa është shumë i bindur që në fund të këtij viti pra 2023’ën do ta kemi liberalizimin e vizave, e për këtë deputeti i Vetëvendosjes thotë se do të jetë meritë e kësaj qeverie pasi që nuk ka për dy vite asnjë skandal.
Sipas Bajçinovci kryeministri Kurti i ka arritur pritjet e tij për këto dy vite sa ka qeverisur, ai madje me bindje thotë se nuk dua t’i përmendi qindra e mijëra vendime që janë marrë nga kjo qeveri, por nuk i mjafton kjo, deputeti pret edhe më shumë nga shefi ekzekutivit.
Edhe pse është në komision për siguri deputeti i mazhorancës nuk mendon se duhet reformuar qeveria Kurti 2, pasi sipas tij nuk kanë skandale ministrat, dhe po bëjnë punë të mira./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...