Kryetari i ri shqiptar i Leposaviqit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Lulzim Hetemi po qëndron i mbyllur në ndërtesën komunale, prej kur hyri aty që nga 29 maji.
Ai në një intervistë për RTK-në tregoi se kur bisedon më fëmijët e tij ata fillojnë të qajnë.
‘’Ata janë mërzitur shumë, kur bisedojë me ata fillojnë me qajtë’’, ka thënë Hetemi.
I pyetur lidhur me qasjen e SHBA-ve karshi situatës në veri, ai ka thënë se ka respekt për SHBA-të, por së pari ka respekt për familjen dhe fëmijët e tij.
Hetemi ka folur edhe rreth dorëheqjes për çfarë ka thënë se nuk di nëse ka arsye për ta bërë, pasi sipas tij kjo do ta kthente Listën Serbe në komunë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin