Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, edhe sot në një konferencë për media, ka folur rreth deklaratës të ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit James O’Brien dhe rregullores së BQK-së, që ka ngjallur reagime të shumta për përdorim të dinarit.
Ai citoi gjuhën që përdori ndihmëssekretari James O’Brien. “Jim O”brien ka folur për këtë cështje. Mesazhi i tij është i qartë. SHBA ka shqetësime serioze për mënyrën se si kjo regullore ka hyrë në fuqi. I kemi shprehur shqetësimet privatisht dhe publikisht”, ka thënë ambasadori Hovenier.
Ai ka thënë se ShBA nuk e sfidon Kushtetutën e Kosovës. “Nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, nuk sfidojmë institucionet e Kosovës që të ulin rrezikun e pastrimit të parave apo financimin e grupeve terroriste, nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës apo BQK-në, por ne vazhdimisht po kërkojmë që të shtyhet zbatimi i Rregullores për një periudhë tranzicioni”, theksoi ai.
Hovenier tha se do të shpresonte që qeveria e Kosovës dhe Kurti të zgjidhin çështjen së bashku. Ai theksoi se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën.
Hovenier vlerësoi se Qeveria e Kosovës duhet të marrë parasyshë këshillën e SHBA-ve për të shtyrë implementimin e regullores së re të BQK-së. “Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet siç bëjnë partnerët dhe të zgjidhin këtë çështje bashku në vend se të marrin veprime të njëanshme dhe drejtpërdrejtë në të kundërtën asaj që kemi kërkuar të bëjmë. Jemi të shqetësuar, që qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e ka bërë këtë”, theksoi diplomati amerikan.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, bëri me dije se do të jetë pjesë e festimeve për nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.rtk
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para