Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e zhvillimit në infrastukturë, arsim, shëndetësi e në energjetikë në vitin e tretë të qeverisjes.
Gjithashtu, Hoti ka vazhduar me kritika ndaj Kurtit edhe për vizitën në bizense për promovimin e zvogëlimit të përdorimit të qeseve plastike, duke thënë se ka gjëra më të rëndësishme me të cilat duhej të merrej.
Sipas deputetit Hoti, në tre vjet qeverisje, norma e zhvillimit ekonomik gati se ka rënë në zero.
Postimi i plotë pa ndërhyrje.
Është fundi i vitit 2023, që është viti i tretë i qeverisjes majtiste LVV-Guxo. Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore.
E kur mungojnë këto projekte, atëherë vetë Kryeministri promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, sado e rëndësishme që është kjo për ambientin, por nuk është esencial në aspektin ekonomik dhe jetën e rënduar të qytetarëve.
Tri vjet qeverisje pa asnjë orientim zhvillimor, me normë të zhvillimit ekonomik që gati ka rënë në zero.
Tri vjet të qeverisjes vetëm duke shpërndarë subvencione e transfere, të cilat kanë shkuar nga 32% në mbi 42% të buxhetit total.
Tri vjet qeverisje me rënie të investimeve kapitale nga rreth 23% të buxhetit total sa ishin në qeveritë paraprake, në vetëm 15% të buxhetit total.
Kjo lloj qeverisjeje vetëm zhvillim nuk sjell./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...