Hetuesja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Zdenka Pumper, e cila po dëgjohet në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në cilësinë e dëshmitares, ka deklaruar se nuk është përfshirë në veprimet e arrestimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Kjo ani se ka kryesuar operacionin e kontrollit më 25 shtator 2020.
Në ditën e gjashtë të dëshmisë së saj në Dhomat e Specializuara në Hagë, hetuesja e ZPS-së ka thënë se ajo personalisht nuk ka intervistuar asnjërin nga të akuzuarit dhe as ndonjë person tjetër në ndërtesën e organizatës.
Ajo ka theksuar se përfshirja e saj në kontrollin e çështjes OVL-UÇK ka filluar më 25 shtator.
Ndërsa iu është përgjigjur pyetjeve të avokatit të Haradinajt, Toby Cadman, hetuesja e ZPS-së hamendëson që ishte në Kosovë në kohën kur kishte marrë udhëzimet për këtë çështje.
Avokati Cadman: Pra, keni qenë në Kosovë më 22 shtator, apo jo?
Pumper: Parapëlqej të hamendësoj, nuk jam e sigurt ku isha atë ditë.
Avokati Cadman: Keni qenë në Kosovë më datë 22, sepse zoti Haradinaj në shoqërinë e tre oficerëve të KFOR-it, ju ka parë në Prishtinë atë ditë, e saktë?
Këtë pyetje e ka kundërshtuar prokurorja Valeria Bolici, meqë sipas saj, nuk ekzistojnë prova që Haradinaj e ka parë hetuesen Pumper në Kosovë.
Derisa në pyetjet se kush kishte përgjegjësi të përgjithshme lidhur me hetimet në teren, seanca ka vijuar e mbyllur për publikun, duke shtuar këtu edhe pyetjet për një person me të cilin Pumper thotë të ketë ndarë një zyrë pune e të cilit në këtë seancë ju referuan ‘personi X’.
Pumper lidhur me këtë, ka thënë se në atë periudhë kohore kanë ndarë të njëjtën zyrë por që kanë pasur tavolina të ndara pune duke shtuar se nuk është në dijeni nëse i njëjti ka udhëtuar ndonjëherë në Kosovë./arbresh.info/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve