Partitë opozitare në Prizren, gjatë ditës së djeshme kishin akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka për keq qeverisje në këtë komunë, transmeton arbresh.info.
Sipas drejtuesve të degës së PDK-së dhe LDK-së në Prizren, gjetjet e Auditorit për vitin 2019 tregojnë se në qeverisjen komunale ka mjaft parregullsi dhe sipas tyre këto praktika po rrezikojnë funksionimin normal të komunës.
Si kundër përgjigje ndaj këtyre akuzave, kryetari Haskuka, ka thënë se raporti i auditimit për vitin 2019 për Prizrenin, është më e mirë se asnjëherë më parë ngase në vitin 2016 kur PDK ishte në pozitë, keq klasifikimet ishin në vlerë 2,227,559 Euro, ndërsa në vitin 2019 kjo shumë ka rënë në vlerën 444,013 Euro.
Sipas tij, ata që kuptojnë matematikë e statistikë, mund të kalkulojnë ndryshimin.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%