Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen dhe po mbahen në paraburgim në Hagë.
Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës të mërkurën, Haliti deklaroi se nuk e ka parë të arsyeshme një vizitë të tij në Hagë.
Ai ka lënë të nënkuptohet se ka qenë nën hetime nga Prokuroria e Hagës dhe se shkuarja e tij në Hagë nuk do t’u bënte mirë të akuzuarve.
“Se kam pa të arsyeshme me shku. Problemi është që në grupin e të hetuarve jemi disa që jemi hetuar, kështu që nuk e shoh që mund t’i bëjë mirë dikujt me shku me vizitu në Hagë. Normalisht që kam qejf t’i shoh, se i kam shokë. Por, jam konsultu me avokatë, dhe një herë për një herë jo”, ka thënë Haliti.
“Shiko, çdo komandant. Krejt anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm janë hetu. Unë po lexoj ‘kanë me hap aktakuza të reja’, ‘kanë me burgos të tjerë’… por kush e di, unë nuk di”, ka deklaruar ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...