S.Z (emër i njohur për redaksinë) është duke u ballafaquar me gripi sezonal që pesë ditë ajo thotë se gripi sezonal e ka munduar më shumë se virusi COVID-19 që e ka kaluar para disa muajsh.
“Me grip sezonal jam që pesë ditë, po shumë është ka më mundon, e kam pas edhe virusin COVID-19 para disa muajve, por gripi sezonal ma i vështir se COVID-19 më është dukur. Kam që pesë ditë temperaturë, ethe, dhimbje koke te pandalshme pothuajse simptomat e njëjta si të COVID-19. ”, tha ajo për arbresh.info
E, në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë brenda 24 orëve nga gripi sezonal po jepen 9000 shërbime për pacientë.
Kështu thotë për arbresh.info, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi
Gashi thotë se, simptomat e këtij gripi janë pothuajse te njëjta me simptomat e COVID-19.
“Në kushte normale kemi rreth 8000 shërbime në 24 orë në të gjitha qendrat, tani këto ditë është rritur në rreth 9000 shërbime. Simptomat janë afërsisht të njëjta dhe nuk kanë ndonjë dallim të madh nga simptomat e COVID-19”.
Megjithatë, sipas tij deri më tani me vaksinën kundër gripit sezonal janë vaksinuar deri më tani 8370 qytetarë.
“Me vaksina kundër gripit sezonal janë vaksinuar deri më tani 8370 qytetarë”, thotë Gashi.
Ndërsa, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj thotë se këtë vit Klinika Infektive nuk ka pranuar pacientë me grip sezonal.
Ai thotë se simptomat e këtij gripi janë me temperaturë të lartë, rrjedhje hunde, dhimbje koke, dhimbje shpine, dhe humbje apetiti.
Sipas tij këtë vit pritet të ketë numër më të lartë me grip sezonal.
“Ne sivjet në Klinikën Infektive nuk kemi pranuar pacient me gripin sezonal, pacientet po trajtohet në kushte ambulatore kane marrë trajtim në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Simptomat e këtij gripi zakonisht janë me temperaturë të lartë, rrjedhje hunde, dhimbje koke, dhimbje shpine, humbje apetiti. Sivjet mundet me pas numër me të lartë nga gripi sezonal sepse vitin e kaluar ka qenë popullata e izoluar. Por kjo është dukuri natyrale”, tha Vishaj për arbresh.info
Kujtojmë, se këtë vit Kosova është furnizuar me 140.000 mijë vaksina kundër gripit sezonal. Ardita Zeka/arbresh.info/
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...