Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LVV-së, urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe

11:05 | 31 Dhjetor 2024
A Z

Gjykata Supreme e Kosovës doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Sërpska.

Me këtë, urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Sërpska dhe kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 09.02.2025, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

Të ngjashme