Google ADS

Gënjeu policinë se është pjestarë i FSK-së, në veturë iu gjetën helmeta pune me mbishkrim të shkronjës Z

15:42 | 31 Maj 2022
E.H

M.M, 30-vjeçar, është arrestuar pasi u prezantua si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Të njëjtit iu janë gjetur helmeta me shkronjën “Z”.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, duke thënë se i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Në orët e mbrëmjes së datës 30 maj 2022, Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmenti rrugor në Vushtrri, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodhej i dyshuari dhe një dëshmitarë M/K/S, ku gjatë legjitimit i dyshuari M. M., 30 vjeçar, ka paraqitur një dokument si person zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur shtatë  helmeta të punës ku pesë  prej tyre me mbishkrim të shkronjës Z”, thuhet në komunikatë.

“Për veprimet e ndërmarra është informuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që rasti ndaj të dyshuarit të iniciohet për vepër penale “Prezantim i rremë si person zyrtarë” ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, sqaron më tej komunikata.

Simboli ultranacionalist rus “Z” po përdoret nëpër tanket ruse në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Së fundmi, simbole të këtilla janë parë edhe në veriun e Mitrovicës, ndonëse nuk ka pasur ndonjë reagim nga autoritetet e vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme