Fshihen emrat e tabelave në gjuhën shqipe në veri, intervenojnë institucionet

10:55 | 15 Mars 2024
A Z

Gjatë natës disa tabela që janë vendosur të enjten në veri të Kosovës, të cilat kanë zëvendësuar tabelat në të cilat emrat e vendbanimeve shkruheshin vetëm në gjuhën serbe, janë ngjyrosur.

Në disa prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej shqip.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.

Ai thotë se “janë ngjyrosur më shumë se gjysma”.

Sipas tij, sot institucionet janë duke ndërhyrë në tabela, për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Në veri po vendosen tabela dygjuhëshe, shqip-serbisht

 

 

 

Të ngjashme