Forcat Tokësore të Shqipërisë i bashkohen misionit të NATO-s në Kosovë, Mehaj: Emocionale prania e vëllezërve e motrave në shërbim të sigurisë sonë

15:04 | 23 Gusht 2022
E.H

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kontingjenti i ri i komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë i bashkohet trupave të forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Mehaj ka thënë se është emocionuese prania e kontingjentit të Shqipërisë, në Kosovë.

“Kontingjenti i ri i komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë i bashkohet trupave të forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në vendin tonë. Sa e natyrshme aq edhe emocionale prania e vëllezërve e motrave tona në shërbim të sigurisë sonë. Ju faleminderit e mirënjohës gjithmonë për shërbimin tuaj të shenjtë e fisnik”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme