Ministri i Bujqësisë, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar se Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes administratës së tij ka bllokuar ndërtimin e objetit të kësaj ministrie.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci ka thënë se sot është dita e 73-të nga dita e paraqitjes së kërkesës dhe dita e 42-të e kalimit të afatit kohor që Përparim Rama siç tha ai, ka mohuar pajisjen e MBPZHR-së me kushtet e ndërtimit të objektit, shkruan Arbresh.info.
“Përkundër dhjetra takimeve dhe shkresave zyrtare duke përfshirë emailin direkt në adresë të tijën, ne mbesim të bllokuar me arsyet banale dhe fiktive të zyrtarëve komunal të llojit të:
I është sëmurë babai njërit nga zyrtarëve;
Zyrtari kompetent është në pushim vjetor,
Kemi bërë disa lëshime teknike, javën tjetër ua lëshojmë;
Zyrtarit i është sëmurë kunata” e kështu me rradhë.”, ka shkruar ndër të tjera ministri Peci.
Sipas tij, Rama dhe Ekzekutivi i Komunës së Prishtinës ka zvarritur në vazhdimësi përgjegjësitë ligjore të cilat iu takojnë karshi kërkesave të tyre si ministri .
Ndër të tjera, ministri theksoi se bllokimi i ndërtimit të këtij objekti mohon përfitimin e 160 milionë euorve për bujqësinë duke shtuar se e liron buxhetin e shtetit nga barra e qirasë së lartë.
“Qartësojmë për qytetarët e Kosovës, se bllokimi i ndërtimit të Objektit të MBPZHR-së, ndër të tjerat mohon përfitimin e 160 milionë eurove për bujqësinë vetëm në vitin e parë nga akreditimi në IPARD, si dhe liron buxhetin e shtetit nga barra e qirasë së lartë. Njëherit ky objekt do të akomodojë zyrtarët e institucionit tonë dhe agjencive përkatëse ekzekutive.”, ka thënë ai.
“Përparim, hap krahun përparimit të Kosovës.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...