Dy nga nëntë personat e lënduar me granatë në tregun e kafshëve në Prizren janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Deri tani kanë arritur dy pacientë në këtë klinikë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, tha Syla.
Ndryshe, 9 persona mbetën të plagosur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, nga shpërthimi i një granate dore në Prizren. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:50 në tregun e kafshëve të këtij qyteti./Arbresh.info
Lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT/ Nëntë të lënduar nga shpërthimi me bombë në tregun e kafshëve në Prizren
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...