Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë /Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, do të vizitojë Janjevën të hënën më 14 qershor, së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danjella Barishiq. Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së në Kosovë do t’i bashkëngjiten kësaj vizite.
Zyrtarët do të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale. Ambasadorët do të shënojnë projekte të financuara nga BE-ja për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe për të promovuar turizmin, duke përfshirë një projekt 2 milion euro për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës, si shtesë e fondit 1.4 milion euro të ndarë nga Qeveria, me Zyren e UNDP-së në Kosovë si partnere në implementim. Një vizitë e kësaj trashëgimie kulturore do të organizohet me udhërrëfyes përmes një aplikacioni të financuar nga BE-ja, “Janjevo Walks smartphone App”, ku do të vizitohen 21 monumente./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...