Google ADS

“Dështimet në qeverinë Hoti” shtojnë zërat se PDK-ja mund t’i bashkohet koalicionit

09:03 | 26 Korrik 2020
A Z

Deri më tash Partia Demokratikë e Kosovës nuk ka zhvilluar as një takim më ndonjërin nga përfaqësuesit e koalicionit Qeveritarë.

Të paktën kështu ka thënë në një intervistë për arbresh.info, deputeti i kësaj partie Mergim Lushtaku.

Sipas Lushtakut zërat e fundit se PDK do të jetë pjesë e Qeveris janë shtuar pasi po shihet mos funksionimi i Qeverisë Hoti.

Lushtaku ka shtuar se është shqetësues se si kryeministri Hoti është duke shkuar në dialog pa një platformë, e pa një konsensus të partive politike në vende.

“Me sa e di unë asnjë takim nuk është zhvilluar mes Kadri Veselit dhe partnerëve të koalicionit. Për më shumë mundet me fol vetë zotëri Veseli. Nëse ka ndonjë takim, ne do ta bëjmë publik”.

Ndonëse thotë se nuk kanë diskutuar për hyrje në koalicion, PDK ja ka mundësuar Qeverisë që të miratojë buxhetin.

E krejt kjo ka ardhur pasi sipas Lushtakut, PDK e ka bërë për të mirën e qytetarëve dhe bizneseve në këtë kohë pandemie.

“Pavarësisht që jemi në opozitë në i kemi mbështetë edhe pse jemi në opozitë shkaku i pandemisë. Duke e dit që një opozitë nuk i voton as buxhetin, as marrëveshjet, tu e pa se në çfarë gjendje jemi, ne i kemi mbështetë Ligjin për rishikimin e buxhetit të Kosovës. Ne e dimë se kjo pandemi do të zgjas më shumë se një vit dhe është  e rëndësishme që në këtë kohë të marrim përgjegjësi dhe të mbështesim qytetarinë e bizneset”.

Deputetit i PDK-së ka folur edhe rreth menaxhimit të situatës me pandeminë.

Ai ka drejtuar një sërë kritikash për qeverinë në ketë drejtim.

“Kjo qeveri edhe pse ka arritë me ba një koalicion brenda Kuvendit, nuk po mundet me ja dalë në luftimin  COVID-it. E dimë se tashmë është përhap në masë të madhe kjo pandemi dhe kemi raste me fatalitet. Besojmë se edhe ministri Armend Zemaj nuk  ka tregu kujdesin e duhur, dhe prandaj kemi rritjen e numrit të infektuarve”.

Mergim Lushtaku në këtë intervistë ka folur edhe rreth ftesave nga Gjykata Speciale, duke e cilësuar si politike.

“Ne e dimë se UÇK-ja ka qenë në mbrojtje të civileve, e të pragut të shtëpisë. UÇK-ja fatkeqësisht këto vitet e fundit me një lobin nga Rusia dhe Serbia vazhdimisht janë mundu ta paraqesin Kosovën si një lloj agresori, a në realitet e dimë kush ka bërë krime në Kosovë”.

Lushtaku: Hoti nuk po di me menaxhu as me politikën e jashtme, as me politikën e brendshme

E me të gjitha këto zhvillime të fundit në Kosovë, sipas tij spektri politik në vend duhet të jetë i bashkuar.

Andaj sipas tij kryeministri Hoti duhet të bëjë përpjekje për t’i bashkuar të gjithë.

“Zotëri Hoti si kryeministër nuk po di me menaxhu as me politikën  e jashtme, e as me politikat e brendshme, në këtë rast as me dialogun. Ne e dimë se SHBA është aleati jonë kryesor prandaj është e rëndësishme që për çdo gjë duhet të bashkrendohemi me SHBA-të.”/V.Selimi/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/751962448873473

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme