Deputeti ukrainas, Alexey Goncharenko, ka mbajtur një fjalim në parlamentin e Kosovës, ku ka thënë se njerëzit në Kosovë kanë përjetuar gjenocid gjatë luftës, njëjtë siç po përjetojnë tani njerëzit në Ukrainë.
Deputeti përmendi disa ushtarët ukrainas që vdiqën në Kosovë në mandat të KFOR-it.
“Ata po luftonin për siguri në Kosovë dhe sot mijëra po luftojnë jo vetëm për Ukrainën e lirë, por për botën e lirë. Ne ndjehemi njëjtë si ju, sepse njerëzit në Kosovë përjetuan gjenocid. Njerëzit ukrainas tani po përjetojnë gjenocid”, tha Goncharenko.
“Ju luftuat për liri, ju jeni të pavarur dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për ju”.
“Kosova e pavarur përfundoi ëndrrën e Jugosllavisë. Ukraina e pavarur përfundon ëndrrën e Bashkimit Sovjetik”.
Goncharenko tha se vendet si Rusia dhe Irani duan kaos në Ballkan, duan gjakderdhje dhe bëjnë gjithçka që munden për destabilizim.
Tutje ai paralajmëroi se kërcënimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, nuk duhet injoruar.
“Vuçiq tha se duhet të denazifikojnë Ballkanin. Kjo është shumë shqetësuese dhe ne e dimë nga historia jonë se ju nuk duhet ta injoroni këtë. Ju duhet të jeni shumë të vetëdijshëm për gjëra të tilla dhe ne duhet ta ndalojmë këtë sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha deputeti.
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...