Në shenjë pakënaqësie me gjendjen në Universitetin e Prishtinës organizata “Demokracia Studentore”është duke zhvilluar një aksion simbolik, para rektoratit të UP-së, raporton “Zëri.info”.
Në shenjë pakënaqësie ata ia lidhën sytë me pëlhurë të kuqe bustit të Hasan Prishtinës, i cili ndodhet në oborrin e rektoratit, ata po ashtu vunë edhe një mbishkrim ku thuhej “shkatërrimi i universitetit është shkatërrim i kombit”
Megjid Ramusa përfaqësues i kësaj organizate tha se janë për ti kundërshtuar dallaveret
“Ne i kemi mbyllur sytë Hasan Prishtinës për të mos par atë që është duke ndodhur dhe kërkojmë shkarkimin e rektorit Marjan Dema” tha ai.
Sipas tij ata do të ngrenë kallëzim penal nëse nuk merren masa.
Duke dashur të vendos shkrime në objektin e rektoratit ai pati edhe konfrontim me sigurimin ku ndërhyri edhe policia e Kosovës.
Ata në duar mbanin mbishkrime si: “super drejtoresha, Drenusha Krasniqi”, “Marjan Dema, qindra vepra penale në UP” etj./zëri.info/
Bayerni raporton Barcelonën në UEFA pas sulmit që iu bë para...
Kurti uron Ditën Kombëtare të Çekisë: Një nga partnerët tanë...
Blinken, thirrje urgjente për zgjidhje të konfliktit në Liba...
Vuçiqi me Von der Leyen folën edhe për Kosovën: Ia shpjegova...
Aliu viziton fillimin e punimeve në rrugën rajonale Nadakovc...
Diana tregon çka i pëlqen te Mevlani, ai ‘alivanoset’