“Demokracia në Veprim”, Partitë shpenzojnë mbi 1 milion euro në fushatë

12:58 | 28 Shtator 2019
A Z

Koalicion i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur konferencë për medie lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore për tri ditët e para.

Demokracia në Veprim (DnV) është duke vëzhguar fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e Përgjithshme të 6 tetorit.

Artan Murati thotë se deri më tani janë realizuar gjithsej 217 aktivitete të cilat janë monitoruar prej vëzhgueseve të Demokracisë në Veprim.

“Deri me tani janë realizuar gjithsej 217 aktivitete të cilat janë monitoruar prej vëzhgueseve të demokracisë në veprim. Deri me tani PDK ka realizuar numrin me te madh te aktiviteteve 70 aktivitete nga LVV 35 aktivitete LDK 33 aktivitete, Koalicioni AAK-PSD -25 aktivitete, Lista Serbe-20 aktivitete, Koalicioni Nisma-AKR-PD -19 aktivitete, dhe 15 aktivitete”, thotë ai.

Ai thotë se deri më tani kemi rreth 80 mijë qytetare qe kane marr pjesë nëpër aktivitete zgjedhore.

Ai përmend edhe disa parregullsi gjatë këtyre tre ditëve gjatë fushatës.

“Ditën par të fushatës ka pasur numër te madh te pjesëmarrjeve, nëpër tubime, ndërsa edhe vreht qe ne dietën  dytë e tret ka një rrënje te pjesëmarrjes së qytetarëve. Deri me tani kemi rreth 80 mijë qytetare qe kane marr pjesë nëpër aktivitete zgjedhore. Si vitet e kaluar edhe ketë vit është evidentuar pjesëmarrja e fëmijëve nga tubimet të cilat i kanë organizuar subjektet politike, dhe në tre ditë të fushatës është shënuar një rritje e pjesëmarrjes së fëmijëve afërisht 730 fëmijë kanë marrë pjesë. Dhe pjesëmarrja e tyre është vërejtur si e organizuar në 65 raste. Po ashtu kemi 33 raste të aktiviteteve të monitoruara nga DNV ku nuk është ofruar hapsir dhe qasje për personat me aftësi të kufizuar. Një fenomen negativ është përdorimi i resurseve publike, rastet e veturave zyrtareve ose shërbyesit civil”, tha ai.

Po ashtu Murati ka treguar edhe mesazhet elektorale qe po jepen nga subjektet publike.

“Koalicioni AAK-PSK po flet më tepër për çështjen e dialogut  Kosovë-Serbi për çështjen e infrastrukturës, ekonomi dhe arsim.

Mesazhet e LDK janë të fokusuara, arsim rini, drejtësi, sundim të ligjit dhe shëndetësi.

Mesazhet e LVV janë të fokusuara në arsim shëndetësi ekonomi, drejtësi, dhe punësim.

Mesazhet e AKR-NISMA-PD janë të fokusuara më shumë në bujqësi ekonomi rini punësim.

Kurse PDK, ekonomi, shëndetësi, arsimin, drejtësinë, sundimin e ligjit, dhe punësimin.

Sa i përket monitorimit të mediave, kur është fjala për kronikat e televizioneve të dhënat për dy ditët e para të fushatës, tregojnë që më së shumti mbulueshmëri  ka pasur PDK me 38 minuta, pastaj VV me 36 min, LDK me 33 min, AAK me 25, PEK me 9, Fjala me 10, Lista serbe 25, SLS 8 minuta dhe koalicioni Slloboda me 8 minuta.

Kurse sa i përket  minutazhës së spoteve reklamuese të subjekteve politike dhe kandidatëve të transmetuara në TV, të dhënat e monitorimit tregojnë se prinë koalcioni AAK-PSD me 86 minuta, PDK me 42, LDK me 25, NISMA-AKR me 14, Lista Serbe me 6.45 min.

Nga monitorimi i transmetimeve direkte “ livestream” përmes Facebookut të portaleve, prinë Koalicioni Nisma – AKR që ka 261 minuta ‘livestream’ nga vetëm 3 portale, PDK ka 213 minuta nga 6 portale, AAK-PSD me 202 min, LDK me 163 min kurse VV dhe të tjerat nuk kanë”, ka thënë Murati.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/407250296831011/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme