Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është duke dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Dedaj në dëshminë e tij ka folur për angazhimet e tij për gjatë periudhës para dhe pas luftë, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë së për të gjitha krimet në Kosovë është fajtor Sllobodan Milloshviq.
“Për arsye se Serbia kishte intensifikuar terrorin dhe gjenocidin mbi popullatën civile në Kosovë u detyrova të heq dorë nga mësimdhënia, dhe kapacitet i kam vënë në rend të parë për të vërtetën e Kosovës, dhe pastaj për organizimin e jetës, pasi ishin mbyllur shkollat shqipe, ishin larguar punëtoret shqiptar Kjo ka qenë arsyeja pse jam larguar nga procesi mësimor”, tha ai.
Dedaj tha se ai ka organizuar rreth 60 demonstrata në Prishtinë.
“Gjatë luftës kam qenë organizator i të gjitha demonstratave kundër kriminelit dhe kasapit të Ballkanit Millosheviq. Kam organizuar në Prishtinë 60 demonstrata, për më mundë me sensibilizu, me solidarizu me UÇK, dhe me ftu NATO për më shpëtu popullin e Kosovës”.
I pyetur se a ka qenë pjesë e LDK-së dhe UÇK-së, Dedaj tha se nuk ka qenë.
“Kam lëndim në zemër, e kam zemrën me tela se ma ka lënduar Serbia, kam lëndime në shpirtin tim, Serbia më ka vrarë 12 anëtarë të families, dhe dy të mitur. Para Milloshevqit kanë folur edhe anëtarët e familjes sime, që ai ka qenë për gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë”, tha mes tjerash ai.
Ish-ambasdori po ashtu deklaroi se Ibrahim Rugova ishte themelues i Republikës së Kosovës ndërsa Hashim Thaçi ka përmbyllur procesin.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër