Ambasadorja Vlora Çitaku ka konfirmuar se është zyrtare që do të largohet nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Twitter, Çitaku ka shkruar se ishte nder i jetës saj prezantimi i Kosovës në SHBA.
Postimi i plotë:
“Është zyrtare. Pas më shumë se pesë viteve në Washington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nder i jetës time. Dëshiroj të falënderoj institucionet e Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Isha shumë e privilegjuar gjithashtu që të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Washington DC dhe në gjithë SHBA. Faleminderit të gjithë të rinjve që në kanë inspiruar. Të isha kampion i juaj ka qenë gëzim i madh. Të gjithë miqve të mi në DC dhe në SHBA, faleminderit për shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj. Edhe pse pandemia ka limituar opsionet e mia, unë do të provoj të takoj disa nga ju përpara se të shkoj. SHBA faleminderit që më pranuar, Kosovë ja ku po vij”, ka shkruar Çitaku./arbresh.info/
https://twitter.com/vloracitaku/status/1313818714408726529?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1313818714408726529%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fcitaku-reagon-per-te-pare-pas-vendimit-per-kthim-nga-shba-te-kosove-ja-ku-po-vij%2F
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...