Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, i ishte ndërruar sërish masa në Maqedoninë e Veriut nga arresti shtëpiak për kthim në paraburgim.
Kështu tha për Arbresh.info këshilltari politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Leutrim Sahiti.
“Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i z. Ramadani se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njejti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme.”, ka thënë ai.
Sahiti tha se informacione tjera zyrtare nuk kanë pranuar nga autoritetet relevante të Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, sipas njoftimit tonë paraprak, Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 ka marr vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi.
“Ai ishte në pritje të verdiktit final të Gjykatës Supreme ditëve në vijim.”, tha Sahiti.
Ndryshe, sot ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani – i arrestuar muajin e kaluar nga policia maqedonase – ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha të enjten për agjencinë e lajmeve MIA se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.
Ramadani u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...