Bislimi dhe Petkoviq të enjten në Bruksel, Lajçak: Shpresoj të tejkalohen mosmarrëveshjet

11:43 | 1 Prill 2024
A Z

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se shpreson se në takimin e së enjtes në Bruksel, mes kryenegociatorit nga Kosova Besnik Bislimi dhe atij nga Serbia Petar Petkoviq, do të arrihet të kapërcehet diferenca e mbetur.

Ai tha se Java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive.

“Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkoviq, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre”, shkroi Lajçak.

“Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund konkluduam se do të nevojitet një takim tjetër”, shtoi ai në Facebook.

“Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e mbetur të enjten”, theksoi tutje Lajçak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme