Google ADS

Besnik Berisha zgjedhet kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

21:46 | 5 Mars 2024
E.H

Avokati Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Odës së Avokatëve të Kosovës për një mandat katërvjeçar.

Nga 83 delegatë sa kanë marrë pjesë në votim, Berisha ka marrë gjithsej 40 vota, i cili la pas vetes kundërkandidatët e tij, Behar Ejupi që mori 16 vota, Nasuf Hasani 7 vota dhe Yll Zekaj 18 vota.

Avokati Berisha tha se puna e tij si kryetar i Odës do të fokusohet në tri shtylla, dinjitet, zhvillim dhe disiplinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme