Google ADS

Bastisja në MINT, Kodra-Deliu kërkon dorëheqjen e Rozeta Hajdarit

10:50 | 18 Gusht 2023
Diellza Gashi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, pas shoqërimit në polici të dy zyrtarëve të MINT në lidhje me aferën për keqpërdorim të rezervave shtetërore, ka kërkuar dorëheqjen e Rozeta Hajdarit, ministres së MINT.

Përmes një postimi në Facebook, Kodra-Deliu ka shkruar se aksioni i sotëm ka kuptim vetëm nëse shkarkohet Hajdari, shkruan Arbresh.info.

“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit”, ka shkruar Deliu.

“Kryeministër, fjala është për ty”!, shkruan Deliu.

Ndryshe, gjatë mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka marrë nja aksion për bastisje në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Përveç kësaj policia ka shoqëruar me pranga në duar Ridvan Muharremin, nga lokali i tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme